7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Rreth pesë mijë nxënës të klasave të katërta do të hyjnë në testin ndërkombëtar “TIMSS”

Rreth 5 mijë nxënës të klasave të katërta brenda pak javësh pritet t’i nënshtrohen testit ndërkombëtar “TIMSS”.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë test, i cili i mat shkathtësitë e nxënësve të klasave të katërta në matematikë dhe shkencë. Testi pritet të mbahet në 146 shkolla të Kosovës.

Përzgjedhja e nxënësve që do t’i nënshtrohen testit është bërë në mënyrë të rastësishme, përmes sistemit elektronik. MASHT-i ka theksuar se i kanë bërë përgatitjet e duhura që nxënësit të tregojnë rezultate të mira. E njohës të çështjeve të arsimit presin që kësaj radhe Kosova të renditet më mirë sesa në “PISA 2015”, në të cilin nxënësit kosovarë patën treguar rezultate të dobëta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përmes një përgjigjeje me shkrim i ka thënë gazetës se testi “TIMSS” pritet të mbahet nga data 22 prill deri më 10 maj.

“MASHT-i ka bërë përgatitjet e nevojshme që kanë qenë të parapara deri në këtë kohë (caktimin e koordinatorëve të shkollave të përzgjedhur, njoftimin e tyre me procesin, përzgjedhjen e klasave etj.) dhe është në fazën e përgatitjeve për administrimin e testit. Shkollat janë njoftuar me kohë, ku çdo shkollë ka koordinatorin e vet, dhe çdo aktivitet bëhet sipas Rregullores së ‘TIMSS’”, thuhet në përgjigjen e MASHT-it.

Më Shumë

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren përfiton donacion nga KFOR-i turk

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfituar një donacion të rëndësishëm nga KFOR-i Turk, i cili përfshin 210 karrige për nxënës, 102 banka-tavolina, 6...

Rikonstruktimi i shkollës “Besim Ndrecaj” sjell kushte moderne për nxënësit e Malësisë së Re në Prizren

Shkolla  “Besim Ndrecaj” në  Malësi të Re në Prizrenit ka marrë një pamje të re pas rikonstruktimit të plotë të ambienteve të saj. Klasa moderne,...

Lajmet e Fundit