Djali i mitur i kryetarit të Suharekës vozit veturë luksoze nëpër Shqipëri, pa patentë shofer (Foto)

Djali i kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremajt, Yll Muharremaj duket se bën një jetë mjaft luksoze, nëse ndiqeni publikimet e tij nëpër rrjete sociale.

I biri i kryetarit të Suharekës, nuk mërzitet aspak edhe kur shkel ligjin, pasi beson në mbrojtjen që ia ofron autoriteti i babait të tij.

Periskopi ka siguruar disa fotografi të Yllit, të publikuara ditë më parë në rrjete sociale, në të cilat ai shihet duke vozitur një veturë luksoze në Shqipëri.

Përkatësisht në Durrës.

Video e fotografi duke vozitur ai ka bërë edhe në qytete të ndryshme të Kosovës, duke nisur nga Suhareka e Ferizaj.

Kështu, Ylli ka bërë shkelje ligjore, për të cilën mund të penalizohet.

Kjo pasi ka vozitur veturë, pa leje të vozitjes, për shkak se është i mitur.

Sipas Ligjit në fuqi, me patentë shofer nuk mund të pajisen shoferët nën moshën 18 vjeçare.

Shihni fotografitë e siguruara nga Periskopi:

 

S

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket

Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren. Dueli do të fillojë nga ora 19:00,...

Lajmet e Fundit