13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Rrëzohet helikopteri, vriten dy ambasadorë të huaj në Afganistan

Ambasador i Norvegjisë dhe ai i Filipineve janë në mesin e të paktën gjashtë personave të tjerë të vrarë në një aksident që ndodhi sot në Pakistanin verior.
Helikopteri ushtarak u rrëzua gjatë një ulje emergjente në luginën Naltar.

Gruaja e ambasadorit të Indonezisë dhe ajo e atij të Malajzisë, si dhe dy pilotët pakistanezë, vdiqën gjithashtu në këtë aksident, njofton BBC, raporton lajmi.net.
Diplomatët po udhëtonin në një pjesë të rajonit të kontestuar, Kashmirit, për të ndjekur hapjen e një projekti të turizmit atje.
Zëdhënësi ushtarak, Asim Bajwa, në një postim në Twitter, tha se pesë persona të tjerë që ishin u helikopterë u plagosën, duke përfshirë edhe ambasadorin holandez dhe atë polak.

Njëmbëdhjetë huajt dhe gjashtë pakistanezë ishin në bordin e helikopterit MI-17, shkaku i rrëzimit të të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif ishte planifikuar të përurojë objektin turistik, por avioni i tij ndryshoi drejtimin pasi u njoftua për aksidentin tragjik.

Më Shumë

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Lajmet e Fundit