8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Rritja e pagave, vendim i gabuar i vitit që shkoi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se viti 2019 është karakterizuar me vendimin e gabueshëm për rritje pagash në sektorin publik si dhe mosqartësim rreth taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Viti 2019 është karakterizuar me vendimin e gabueshëm për rritje të pagave në sektorin publik, si dhe me vazhdimin e situatës së paqartë rreth tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Nuk kishte asnjë investim serioz që do të krijonte vende pune, pasi ndodhën zgjedhjet dhe vonesat për formimin e institucioneve, që ndikuan në konfidencën e të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Rukiqi për “Epokën e re”.

Ai ka theksuar se pritjet e tij për vitin 2020 janë në aspektin e reformave ekonomike.

“Këtë vit presim risi në politikat ekonomike, nëse fillon punën qeveria që doli nga zgjedhjet e këtij viti. Por, nuk presim shumë ndryshime duke pasur parasysh ngarkesën me temat si dialogu, por edhe presionin social, përfshirë grevat dhe shumë çështje të tjera të hapura dhe të pazgjidhura për shumë vjet”, u shpreh ai.

Më Shumë

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Teuta Gashi Kryeziu emërohet zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar dje Teuta Gashi Kryeziun në pozitën e Zyrtares për Marrëdhënie me Publikun, në kuadër të...

Lajmet e Fundit