Babai shqiptar vret vajzën bashkë me dhëndrin në Australi, pastaj tenton të vetëvritet

Vrasje e dyfishtë në Melbourn të Australisë. Babai 55-vjeçar vret vajzën dhe dhëndrin dhe më pas tenton të vetëvritet. Ngjarja ndodhi paraditen e 31-dhjetorit. Mister arsyet.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e datës 31 dhjetor në Melbourne të Australisë, ku një çift i ri shqiptarësh është vrarë me armë zjarri nga babai i vajzës. Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar për vdekje para shtëpisë së tyre. Pas aktit të rëndë, Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste veten.

Daily Mail shkruan se ngjarja ka ndodhur në orën 10:30 të paradites, dhe 55-vjeçari shkoi në banesën e dy të rinjve të cilët një natë më parë sapo kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës dhe qëlloi të bijën bashkë me të shoqin.

Vajza humbi jetën në vend, ndërsa Vetoni, 29-vjeçari ndërroi jetë në spital. Sipas dëshmitarëve, babai i vajzës i kishte vënë armën në gjoks dhëndrit dhe më pas e ktheu nga vétja. Osman Shaptafaj jetonte në Altona North.

Ai ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore nën ruajtjen e policisë pasi tentoi të vétëvritej. Mediat lokale raportojnë se skena ka tronditur të afërmit e çiftit, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna sesa kohë kishin kohë dy të rinjtë dhe autori i krimit në Australi.

Nga vëzhgimi përmes rrjeteve sociale, ata shihen të dashuruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin, ndërkohë që ishin të stabilizuar me punë. Lindita punonte në agjencinë e pronave të patundshme Colliers International, ndërsa Vetoni punonte në National Australia Bank. Ende nuk ka asnjë të dhënë për arsyet që çuan 55-vjeçarin drejt vrasjes së dyfishtë.

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Lajmet e Fundit