29.1 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Rritja e numrit të të prekurve me leukemi po paraqet shqetësim

Mjeku 2Numri i shumtë i fëmijëve të prekur nga leukemia akute po praqet shqetësim jo vetëm për familjaret por edhe shoqërinë tonë.

Disa nga qytetaret fajësojnë institucionet e vendit, të cilat nuk po ndihmojnë në trajtimin e kësaj sëmundje. Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, thonë se pacientët e tillë mund të mjekohen falas në Klinikën Universitare të Turqisë, por familjarët po preferojnë klinikat private.

Numri i shumtë i të rinjve, të cilët çdo ditë i hasim në qendër të Prishtinës, e të cilët kanë të vetmin qëllim, mbledhjen e të hollave për moshatarët e tyre për shërim jashtë vendit, për shumë kë paraqet një pamje të trishtuar. E dhimbshme, thonë disa nga qytetarët, të cilët fajësojnë institucionet e vendit duke thënë se ata janë të obliguar të kujdesen për qytetaret e vendit, e që po ndodhë e kundërta.

“Shumë raste po qesin në rrugë, e këta në institucione, ose nuk po kanë mundësi, ose nuk po duan. Njerëzi e thjeshtë duan të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi”, thotë një qytetar,shkruan rtk.

Lidhur me numrin e të sëmurëve me leukemi akute, këto ditë u debatua edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputeti Berat Buzhala, tha se Ministria e Shëndetësisë i ka mbyllur sytë para kësaj situate. “Si po munden të jenë indiferentët institucionet e shëndetësisë, përballë kësaj gjendje kur fëmijët po detyrohen të kërkojnë mjete lokal më lokal për shërimin e këtyre fëmijëve jashtë vendit”, ka shprehur shqetësimin deputeti Buzhala.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i pyetur se si e sheh këtë situatë, dhe pse Ministria e Shëndetësisë nuk po i ndihmon në trajtim jashtë vendit këta fëmijë, ai pati këtë përgjigje. “Nuk ndodhë që ndonjë rast i tillë që e shihni ku kërkohet ndihma edhe nga qytetaret, që nuk e ka marr ndihmën maksimale prej 30 mijë euro. Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë u ofron këtyre fëmijëve edhe mundësinë e trajtimit falas në Turqi në kuadër të marrëveshjes qe e kemi me këtë shtet. Shumë herë ndodhë që familjarët nuk e zgjedhin atë opsion dhe kanë dëshirë që shërimin ta vazhdojnë në spitale private”, thotë ministri Agani.

Ndërsa, disa nga familjet që po i trajtojnë fëmijët me këtë sëmundje, e që nuk deshën të identifikohen, thonë se kanë arsye pse i janë drejtuar klinikave private. Sipas tyre, ata kanë kontaktuar me Kliniken Universitare të Turqisë, ku trajtimi është falas, por pritjet e gjata që caktohen deri në katër muaj, po rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre.

Më Shumë

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, Jahir Krasniqi

Ka ndërruar jetë Jahir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte pjesë e radhëve të atyre që kontribuuan për çlirimin e...

Aksident në rrugën Prizren–Dragash

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në rrugën magjistrale Prizren–Dragash, mes një veture, një furgoni dhe një kamioni. I njëjti pohoi se ka edhe...

Lajmet e Fundit