10.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Rudigeri si transfer i lirë te Reali?

Mbrojtësi i Chelsea-s, Antonio Rudiger, është i hapur që të kalojë te Real Madridi gjatë verës si transfer i lirë.

Kontrata e tij me të Kaltrit skadon më 30 qershor, dhe ai ende nuk e ka ripërtërirë atë dhe nuk duket që e ka ndërmend ta bëjë ngjë gjë të tillë.

Përfaqësuesi i Gjermanisë do të lejohet që të negociojë me klubet tjera më 1 janar, dhe Real Madridi duket të jetë në pozitën më të favorshme.

Në anën tjetër, edhe Mbretërit po e presin janarin në mënyrë që t’i fillojnë negociatat për qendërmbrojtësin i cili te kampioni i Evropës po i kërkon 12 milionë euro në vit, shumë që Chelsea nuk po do që t’ia japë.

Më Shumë

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël...

Lajmet e Fundit