10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Rugova e Hasit bëhet me shtëpi të kulturës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, nëpërmjet të cilit investon 200 mijë euro për projektin “Ndërtimi i Qendrës së Kulturës në Rugovë të Hasit, Komuna e Gjakovës”, ndërsa Komuna e Gjakovës merr përsipër të investojë 10 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e vlerësuan lartë këtë projektet të përbashkëta mes ministrisë dhe komunës, nëpërmjet të cilit Rugova e Hasit bëhet me shtëpi të kulturës dhe kështu krijohen kushte dhe lehtësira për zhvillimin e përgjithshëm të aktiviteteve kulturore në këtë rajon.

Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me gjitha komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës në kulturë, rini dhe sport, sepse kështu krijohen mundësi dhe kushte të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore, fusha këto që janë me interes për Kosovën.

Ndërsa, Kusari-Lila e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin, dhe u shpreh se falë këtij bashkëpunim Rugova e Hasit bëhet me shtëpi të kulturës e kjo ka rëndësi të veçantë për atë rajon dhe për Gjakovën në përgjithësi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka Boys fitues në Alley Oop-in e radhës

Gara e radhës në Alley Oop është mbajtur të dielën në Suharekë. Në këtë garë shumë interesante kanë marrë pjesë shtatë ekipe, duke dhuruar spektakël...

Sonte finalja e madhe: Peja 03 dhe Bashkimi për titullin kampion

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku Peja 03 dhe Bashkimi përballen në finalen e shtatë...

Lajmet e Fundit