13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Rusia planifikon t’i marrë rrënojat e dronit amerikan të rrëzuar mbi Detin e Zi

Moska zyrtare ka deklaruar të mërkurën se do të përpiqet t’i marrë rrënojat e një droni ushtarak amerikan që u rrëzua mbi Detin e Zi, në një konfrontim që Uashingtoni fajësoi dy avionë luftarakë rusë. Zyrtarët amerikanë thanë se mbeturinat mund të jenë në ujëra aq të thella saqë rikuperimi është i pamundur dhe nuk do të kishte vlerë reale të inteligjencës.

Ministrat e mbrojtjes ruse dhe amerikane dhe shefat ushtarakë mbajtën biseda të rralla telefonike të mërkurën për ta diskutuar incidentin e lartcekur. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha homologut të tij amerikan Lloyd Austin të mërkurën se operimi i fluturimeve me dron pranë Krimesë ishte provokues dhe mund të çonte në një përshkallëzim, thuhet në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Rusia, thuhej në deklaratë, “nuk ka interes për një zhvillim të tillë, por në të ardhmen do të reagojë në proporcion të duhur”.

Austin nuk pranoi të ofrojë ndonjë detaj mbi thirrjen, duke përfshirë nëse ai kritikoi përgjimin rus. Por ai përsëriti në një konferencë shtypi se SHBA synon të vazhdojë me fluturimin aty ku ligji ndërkombëtar lejon dhe kërkon që avionët ushtarakë rusë të operonin në një mënyrë të sigurt dhe profesionale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se incidenti është “duke u hetuar”duke mos pranuar të fliste për motivin ose qëllimin pas incidentit, dhe duke shtuar e ai do ta lejojë hetimit të vazhdojë dhe se SHBA është “në koordinim të ngushtë” me aleatët dhe partnerët për këtë çështje.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben ëallace, e akuzoi Rusinë për veprim “joprofesionalisht”. Komentet e ëallace pasqyrojnë një pikëpamje perëndimore në zhvillim se incidenti i jashtëzakonshëm në ajër ishte një rast i vetëm, që nuk meritonte menjëherë asgjë më të fortë se ankesat diplomatike.

Kremlini zyrtar ka thënë më herët të mërkurën se marrëdhëniet me SHBA-në janë në një “gjendje të trishtueshme” dhe në nivelin më të ulët pasi Uashingtoni akuzoi Rusinë për rrëzimin e një prej dronëve të saj të zbulimit mbi Detin e Zi.

Ndërkohë, forcat tokësore ukrainase e kanë rrëzuar një avion luftarak rus pranë qytetit të rrethuar lindor të Bakhmut, sipas Andriy Yermak, shefit të zyrës së presidentit ukrainas.

Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar rus ëagner, ka deklaruar se forcat ruse e kanë marrë kontrollin e vendbanimit të Zaliznyanskoye dhe po e zgjerojnë rrethimin e Bakhmut.

Ish-Moldavia sovjetike nuk po merr më gazin rus apo nuk po e duron “shantazhin” e imponuar nga gjigandi i gazit Gazprom për vështirësitë e tij në pagesën e furnizimeve, ka deklaruar ministri i energjisë i vendit, Victor Parlicov, duke folur për televizionin TV8 të mërkurën në mbrëmje. Parlicov ka shtuar se Gazprom kishte siguruar furnizime vetëm për rajonin separatist të Transnistrisë të Moldavisë të mbështetur nga Rusia që nga dhjetori, dhe asnjë metër kub gaz nuk shkonte tek autoritetet qendrore në Kishinau.

Ministria ruse e mbrojtjes do ta nisë një fushatë të re rekrutimi më 1 prill, me qëllim që të rekrutojë 400,000 ushtarë profesionistë në ushtrinë ruse, sipas një raporti. Zyrat ruse të rekrutimit ushtarak po përpiqen t’i kompensojnë humbjet e saj në ushtarë të specializuar, si drejtues tankesh dhe artilerie, sipas një raporti të veçantë.

Parlamenti i Turqisë ka “shumë të ngjarë” ta ratifikojë ofertën e Finlandës për anëtarësim në NATO përpara mesit të prillit, i thanë Reuters dy zyrtarë turq. Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u bashkuar me NATO-n pasi Rusia e pushtoi Ukrainën, por të dyja këto vende janë përballur me kundërshtime nga Turqia./The Guardian

Më Shumë

Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250...

Osmani: Më 24 mars të ’99-ës aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar aleancën veri-atlantike, NATO-n dhe ushtarët e saj për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Sot në...

Lajmet e Fundit