Rahovec, burri dhe vjehrra ushtrojnë dhunë fizike ndaj gruas

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mëkurën në Rahovec, është raportuar nga një grua kosovare se bashkëshorti dhe vjehrra kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

‘’Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti dhe vjehrra e saj, të dyshuarit kosovarë kanë ushtruar dhunë ndaj saj’’ – thuhet në njoftim.

Rasti, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 08:50.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Kurse, të dyshuarit janë intervistuar nga policia.

Me vendim të Prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

 

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit