13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Sa importon nga Serbia dhe sa eksporton Kosova mallra në Serbi?

Serbia eksporton në Kosovë mallra me vlerë prej qindra miliona eurosh çdo vit. Por, në Serbi, interesimi për produkte nga Kosova është dukshëm më i vogël.

Kosova blen pije joalkoolike, produkte gruri, vajra e yndyra dhe produkte ushqimore nga Serbia, së cilës i shet gypa e tuba, fruta dhe artikuj plastike.

Në vitin 2020, Kosova ka eksportuar 31 milionë euro në Serbi, kurse ka importuar 174 milionë euro mallra.

Në vitin 2021, importi nga Serbia është gati dyfish më i madh në krahasim me një vit më herët.

Gjatë vitit që lamë pasë Kosova ka importuar 306 milionë euro mallra nga Serbia, kurse ka eksportuar 44 milionë euro mallra në shtetin fqinj.

Gjatë vitit 2019 kur qeveria e Kosovës vendosi taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, importi nga Serbia ishte 6 milionë euro, kurse eksporti në Serbi 27 milionë euro.

Importi më i lartë i mallrave serbe ishte në vitin 2017, me 450 milionë euro mallra të importuara./REL/

Më Shumë

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit...

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Lajmet e Fundit