12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Sabahajdin Cena: Rahoveci përcolli veteranin e arsimit

Prof.dr. Sabahajdin Cena

(Për mësuesin Nesim Veliu)

Sot Rahoveci përcolli edhe një veteran të arsimit. Pak kujt në Rrafshin e Anadrinit mund të mos i kujtohet mësuesi Nesim  Veliu, të cilin sot qytetarët e përcollën që të prehet i qetë pranë kolegëve që mbeten pishtarë të arsimit në këtë qytet të  mësuesve: Ali Bajrami, Myhedin, Nesimi, e Muhamed Vuçitërna, Shefqet Sokoli, Avdi Ukshini, Hasan Sharku, Zeqir e Dritë Berisha, Dinë Bajra, Xhemajl Hajrullaga, mësueses Berisha nga “Ardhmëria”, Sakip Vehapit, Demë Zekës e të shumë veteranëve ttë tjerë emrat e të cilëve nuk mund të më kujtohen në këto orë të mesnatës, por më parakalojnë imazhet dhe kujtimet për tërë atë plejadëqirinjësh që na ndri çuan me dekada, deri në frymën e fundit, kur edhe ndaheshim prej tyre këtu, në  Rahovec, në “Lugjet e Verdha”.

Më parakalon xha Smajli Plak, i cili në Rimnik  ëndërronte që Nesi t’i bëhet mësues e ta ketë ditarin e një edukatori.

Por ja se kështu e deshi jeta, e neve na mbeten kujtimet për të gjithë Ata që nuk
mbetën vetëm.

ATYRE LAVDI PËR PUNËN E BËRË!
E JU NXËNËS, STUDENTË E INTELEKTUALË
TË DALË SI FRYT I PUNËS SË TYRE,
TË RRONI E T’I KUJTONI!

(Facebook)

Më Shumë

Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën...

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Lajmet e Fundit