8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Salah: Klopp është shoku ynë

Futbollisti i Liverpool-it, Mohamed Salah, e ka quajtur shok trajnerin e tij, Jurgen Klopp, për të cilin ka shtuar se nuk është shok vetëm i tij, por i gjithë ekipit.

“Sigurisht, i bën gjërat që ai do”, ka thënë Salah në një intervistë për UEFA-në para finales së Ligës së Kampionëve që klubi i tij e zhvillon ndaj Real Madridit.

“Por ai ta jep lirinë që ta luash stilin tënd të futbollit. Ai gjithmonë ua jep lojtarëve besimin se çfarë duan që të bëjnë në ndeshje”.

“Të ndihmon që të performosh mirë. Kjo është fuqia e tij. Nuk është vetëm për mua, por për të gjithë”.

“Të gjithë kanë besim, andaj edhe shënojmë aq shumë gola. Ai nuk është vetëm miku im, ai është mik i të gjithve në ekip”, ka vijuar Salah për Klopp.

Më Shumë

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Lajmet e Fundit