8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Samir Hoxha: Nuk e njoh Taulant Mujën

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha nuk e njeh as si emër “dezertorin” e subjektit të tij politik, Taulant Mujën. Ai tregon se për herë të parë për Taulantin ka dëgjuar kur ju ka bashkuar LDK-së.

“Nuk e njoh atë djal. As idenë se kam se në cilën degë të PDK-së ka qenë i anëtarësuar”, tregon Hoxha për “PrizrenPress”.

“Në portale për herë të parë e kam lexuar emrin e tij se ka qenë në PDK. Unë se njoh”, shprehet ai.

Taulant Muja dy ditë më parë ka braktisur PDK-në dhe i është bashkuar LDK-së. Ai në LDK është mirëpritur nga kryetari i Degës së Prizrenit, Haxhi Avdyli.

Muja ka thënë për “PrizrenPress” se në PDK nuk ka gjetur hapësirë për të dhënë kontributin e tij politik. /PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur pas humbjes së Kosovës...

Lajmet e Fundit