Sane te Bayern Munchen? Nuk ka më dyshime, dorëzohet edhe Guardiola

Leroy Sane është objektivi i madh i Bayern Munchen dhe rikthimi në Bundesligë është çështje kohe. Kampionët e Gjermanisë e kërkojnë prej kohësh sulmuesin e majtë dhe tani pritet të arrihet akordi me Manchester City.

Trajneri i skuadrës angleze është dorëzuar në lidhje me 24-vjeçarin e kombëtares gjermane. Pep Guardiola e vlerëson shumë lojtarin, ka tentuar disa herë të rinovojë me të, por Sane dëshiron vetëm Bayern Munchen.

“Të gjithë e dinë që Sane ka refuzuar 2-3 herë rinovimin me ne. Nëse arrijmë akord financiar me ndonjë skuadër në fund të sezonit, Leroy mund të largohet, përndryshe do të largohet kur t’i përfundojë kontrata.

Kur i bëjnë një ofertë rinovimi një lojtari, do të thotë që duam ta kemi sërish mes nesh. Sane ka cilësi të veçanta dhe është një djalë i mirë. Nuk kam asgjë kundër tij, ai dëshiron të provojë një sfidë të re“, deklaron Guardiola në konferencë për shtyp.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit