Sanohen dëmtimet në rrugët trotuaret dhe hapësirat tjera publike në Prizren (Foto)

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve lokale, po vazhdojnë punimet për përmirësimin e gjendjes aktuale të rrugëve, trotuareve dhe hapësirave të tjera publike, në të cilat janë shfaqur dëmtime që shkaktojnë vështirësi në zhvillimin e lirshëm të komunikacionit dhe lëvizjen e qytetarëve të Prizrenit.

“Intervenimet tashmë janë bërë në rrugët “Saraçët”, “Hysen Rexhepi” dhe në hapësirën pranë stadiumit të qytetit, ku dëmtimet në rrugë janë mbuluar përkohësisht me kubëza, ndërsa me përmirësimin e kushteve atmosferike do të bëhet edhe shtrimi me asfalt”.

“Aktivitetet punuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në rrugë të tjera të qytetit, duke u bazuar në raportimet dhe kërkesat e qytetarëve të Prizrenit”,njofton Komuna e Prizrenit.

 

Më Shumë

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit