13.2 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

SBASHK-u, një javë afat Qeverisë që të reflektojë

RrahmanJasharaj-sbashkGreva njëditore e mbajtur të premten në shumicën prej shkollave të arsimit parauniversitar në Kosovë u jep shpresë drejtuesve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe të Shkencës (SBASHK) se do të reflektojë këto ditë te Qeveria e Kosovës për të përmbushur kërkesat e tyre në kuadër të Kontratës kolektive, shkruan Koha Ditore.

Këtë javë ata kanë paralajmëruar se do të punojnë në terren në të gjitha komunat e Kosovës për të zhvilluar sa më shumë takime me qëllim që të gjejnë një zgjidhje për situatën. Nëse edhe këtë javë nuk do të ketë plotësim të kërkesave të tyre, ata kanë thënë se do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për gazetën “Koha Ditore” se këtë javë po përpiqen që të zhvillojnë takime sidomos me Ministrinë e Arsimit me qëllim që të reflektojnë për kërkesat e tyre.

Më Shumë

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme...

Haxhi Avdyli ia ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV-së

Deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që u reshtua në krah me presidenten Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e rikthimit...

Lajmet e Fundit