20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

SBASHK-u sot vendos nëse do të hyjnë në grevë

RrahmanJasharaj-sbashkPas paralajmërimeve të përfaqësuesve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për të filluar me veprime sindikale prej javës së ardhshme, si dhe pas krijimit të një situate të paqartë nëse do të fillohet me implementimin e marrëveshjes kolektive ose jo nga Qeveria e Kosovës,

Ministria e Arsimit po kërkon nga kryetarët e komunave që të mundësojnë heqjen e shpenzimeve të udhëtimit për punëtorët e arsimit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim që t`i zvogëlojnë rrethanat e hyrjes në grevë të mësimdhënësve. Mirëpo, gjatë takimit që kanë pasur të premten me kryetarët e komunave, këta të fundit nuk kanë dhënë shumë shpresë se do të krijojnë mundësitë e financimit të kësaj pike, e cila është paraparë në Kontratën kolektive.

Në anën tjetër, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut të shtunën do të mbajë një mbledhje, ku do të përcaktohen përfundimisht nëse do të hyjnë në grevë prej të martës ose jo.

Në takimin me kryetarët e komunave, ministri Arsim Bajrami ka thënë se këto ditë janë duke punuar për të adresuar kërkesat e SBASHK-ut, ku u ka mbetur vetëm edhe një çështje për ta diskutuar, shujtën, meqë, sipas tij, për çështje të tjera kanë gjetur një gjuhë të përbashkët…

Më Shumë

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Lajmet e Fundit