11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

SBASHK’u përkrah rifillimin e mësimit, por paralajmëron greva nëse nuk u ndahen shtesa në paga

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ditën e nesërme do t’i kthehen shkollave.

Megjithatë, nga kjo Sindikatë edhe njëherë i është kërkuar Qeverisë që javën e ardhshme të reflejtoj sa i përket kërkesave të tyre për shtesa në paga.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë nga SBASHK’u kanë paralajmëruar greva.

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Njoftimi i plotë:

SBASHK- Urime, më 18 janar i kthehemi shkollave, por…

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve në komunikim të vazhdueshëm ka analizuar situatën aktuale në arsim dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë për të cilat ka autorizuar Kryesinë e Kryetarin e SBASHK-ut që të vazhdojnë dialogun me institucionet për të arritur te zgjidhja meritore.

SBASHK uron nxënësit dhe punëtorët e arsimit për fillimin më 18 janar të periudhës së dytë të mësimit në shkollat fillore e të mesme të Kosovës, por apelon te Qeveria Hoti dhe Ministri Likaj që javën e ardhshme të reflekton dhe në takime me përfaqësues të SBASHK-ut të gjejnë zgjidhje për kërkesën e një shtese në paga për arsye të rrezikut nga Covid-19 dhe të nënshkruhet Kontrata e re Kolektive e Arsimit të Kosovës. SBASHK-u përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet nuk reflektojnë atëherë Kryesia edhe kryetari i SBASHK-ut kanë autorizimin e Këshillit Drejtues që të shpallin veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.

SBASHK-u po jep hapësirë dialogut, por nëse pala tjetër nuk vepron njëjtë, atëherë përgjegjësinë për grevat dhe pasojat që sjell ajo do t’i bartin institucionet.

Më Shumë

Bashkimi zyrtarizon Josh Nzeakor

Bashkimi ka bërë zyrtare përforcimin e radhës, duke firmosur me basketbollistin amerikan Josh Nzeakor. Lajmi u bë publik përmes rrjeteve sociale të klubit, raporton...

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Shtetasi i Kosovës, Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte arrestuar më 26 nëntor 2025 nga autoritetet serbe në pikë-kalimin...

Lajmet e Fundit