7.7 C
Prizren
E hënë, 26 Janar, 2026

S’e di nesër a mund të flas

Skender Berisha

Hetova se përbrenda diçka u rrotullua
më përcëlloi gryka kish pëlcitur fjala
tjetra me të zvaritur edhe ajo e pëlcitur
e treta shumë e vrarë doli e teshtitur

ndaluan të tjerat nuk i nxirrja kursesi
mbeta pa fjalët e mia ato më të mirat
belbëzimë e shfrenuar sa e shfrenuar
nuk kishte të mbaruar as me të aguar

s’e di nesër më a do të mund t’ju flas
si sot si dje o miq ahu edhe si paradje
se vjershërim mos pritni vjershë tjetër
fjalët thellë të ngrira më paskan mbetur

më vjen një valë e ngrohtë përbrenda
krejt sikur fjala më duket po përvidhet
erë gjaku po merr me të ngarendura
në grykë po mbetet sa me të dridhura

Skender Berisha
12 gusht 2013,Prizren

Më Shumë

Sekuestrohen tre armë në Prizren, arrestohet një i dyshuar për kanosje

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë zjarri dhe ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Randobrava të Prizrenit, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Derbi i madh, të dielën

FBK ka përcaktuar terminet e ndeshjeve të fundjavës në Superligë, ndërkaq në xhiron e 17-të do të zhvillohet derbi i madh i elitës, ku...

Lajmet e Fundit