Sekretari i Shtetit të Vatikanit viziton Prizrenin

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare treditëshe.

Sipas një njoftimi të Ipeshkvisë së Kosovës, ai do të ketë pritje në Prishtinë dhe Prizren, ku edhe do të mbahen mesha për nder të tij.

Ky është programi i plotë vizitës së kardinali Pietro Parolin, në Prizren dhe Prishtinë:

9 qershor

11:00 – Mesha e Shenjtë dhe krezmimi në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

12:30 – Pritja solemne në nder të Kardinalit në Qendrën “BogdaniPolis”, në përdhesen e Katedrales

18:00 – Mesha e Shenjtë dhe rishugurimi i Katedrales Zoja Ndihmëtare në Prizren.

10 qershor

09:00 – 10:30 – Takimi me autoritetet

11:00 – Takimi me klerin dioqezan, rregulltarët dhe rregulltaret, katekistët dhe bashkëpunëtoret laikë në Qendrën “BogdaniPolis”.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Lajmet e Fundit