15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Sekuestrohen armë në fshatin Zhur dhe Grejkoc

Në vazhdën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprave penale dhe sekuestrimin e gjësendeve ilegale, hetues policorë të Stacionit Policor në Prizren pasi që kishin siguruar informacione të besueshme se një i dyshuar nga fshati Zhur kishte në posedim dy armë të gjata e kanë ftuar të paraqitet ne stacion.

Gjatë intervistës, i ballafaquar me provat, i njëjti ka treguar se armët i mbanë të fshehura në stallë. Krim teknikët e kanë sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike dhe një pushkë gjahu.

Ndërkaq, rasti i dytë është zbuluar sot në mesnatë nga policët e trafikut rajonal në një pikë kontrolli në fshatin Grejkoc. Një automjet është ndaluar për kontroll dhe në çantën e krahut tek pasagjeri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “ZORAKI M 906 B” me 4 fishekë të kalibrit 7.65mm.

Për të dy rastet është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar inicimin e rasteve, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton zyra për Informim Publike Policisë Rajonale në Prizren.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Nagacit në 27-vjetorin e rënies së tyre

Në fshatin Nagac të Rahovecit është shënuar sot 27-vjetori i rënies së dy dëshmorëve dhe pesë martirëve të lirisë, raporton PrizrenPress. Në këtë aktivitet morën...

Foto nga djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia: Shoferi dhe një pasagjer pa lëndime, shkoi ekipi i urgjencës

Një kamion u përfshi nga flakët në aksin rrugor Suharekë-Duhël në autostradën “Ibrahim Rugova”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi...

Lajmet e Fundit