Selmanaj viziton sheh Ismail Shehun në Lukinaj të Hasit

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar sheh Ismail Shehun në Lukinaj të Hasit.

“Gjatë bisedës me sheh Ismailin, kujtuam me shumë emocion e nderim babain e tij, sheh Rexhën e ndjerë, i cili asnjëherë nuk e ndali kontributin e tij për çështje kombëtare dhe fetare”, shkruan Selmanaj, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë

Sot, bashkë me bashkëpuntorë, kishim nderin dhe kënaqësinë ta vizitonim Shejh Ismail Shehun në Lukinaj të Hasit.

Vizita të tilla në vende të shenjta, na japin mundësi që bashkë të punojmë dhe të angazhohemi për më shumë solidaritet, unitet dhe besim mes vete.

Gjatë bisedës me Shejh Ismailin, kujtuam me shumë emocion e nderim babain e tij, Shejh Rexhën e ndjerë, i cili asnjëherë nuk e ndali kontributin e tij për çështje kombëtare dhe fetare. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe miqësore i nderuari Shejh Ismail!

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe teksti

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit