11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Selmani flet për “Gjëra të çuditshme duke ndodhur në lagje”

wwwDriton Selmani e Liburn Jupolli janë njohur në njërën prej ekspozitave të prezantuara në Itali, kohë më parë. E kishin bërë muhabet që kur të kthehen në Kosovë, të japin diçka ndryshe për publikun. Në kopshtin e Hotel “Graçanica”, në Graçanicë, kanë vënë një kioskë, nga e cila do të lëshohen tinguj të komponuar nga Jupolli që përcjellin dhe çojnë deri te ekspozita e artistit Selmani.

“Nuk do të thotë asgjë, realisht nuk ka asgjë të cilën e shohim, por vëmendja do të jetë ndryshe, aty është qëllimi” ka thënë Driton Selmani. “Gjëra të çuditshme duke ndodhur në lagje”, titullohet ekspozita të cilën Driton Selmani, autori i saj, thotë se flasin për jetën e përditshme. Ai ka studiuar master në Universitetin e Arteve në Bournemouth të Anglisë.

Gjatë këtyre studimeve, Sëlmani thotë se nuk e ka blerë letrën asnjëherë për të vizatuar në të, por aty ku e ka “ndjerë” vizatimin, aty e ka realizuar. “Një herë me ka ardhur një zarf nga Amerika, pasi e hapa zarfin e pash se çfarë kishte, e ndërkohë më pëlqeu letra dhe aty realizova një vizatim” ka shtuar Selmani.

Ekspozita “Gjëra të ndryshme…” do të hapet sonte nga ora 18:00 dhe do të jetë e hapur deri më 15 Janar 2014 për publikun që do të donte të shoh ekspozitën e Selmanit dhe instalacionin muzikor të Jupollit te hapësirat e Hotel “Graçanica”, në Graçanicë.

“Unë nuk kam kërkuar hapësirë për të hapur ekspozitë, as nuk kam punuar për ekspozitë, por pronari i Hotelit Andreas Wormser dhe Bujar Nrecaj janë ata që më kanë ftuar për të prezantuar diçka ndryshe, që të mos jetë gjithçka e vendosur në muret e galerive të ndryshme, por edhe jashta tyre” ka shtuar Selmani.

Inspirimi për vizatimet karakteristike të artistit Driton Selmani vijnë nga jeta e tij, nga jeta në fshat, ajo në Angli e gjithandej. “Oborri i shtëpisë në fshat ku babai im e rregullon vazhdimisht së bashku me nënën, është një inspirim në vete, ajo jetë rurale të jep mundësi për gjithçka, e jo vetëm për të vizatuar” ka shtuar ai.

Ndryshe nga kjo, kuratorët e kësaj ekspozite Andreas Wormser dhe Bujar Nrecaj kanë vendosur për “Gjithçka të çuditshme…”, për të cilët Driton Selmani thotë se janë njerëzit të cilët kanë prirje për art, e sipas tij, nuk duhet patjetër të përfundosh një shkollë të caktuar për të vlerësuar artin. “Këta persona janë për t’u çmuar, ftesa e tyre më ka bërë shumë të vlefshëm duke ditur situatën tonë në Kosovë, këta janë marrë me gjithçka që ka të bëjë me prezentimin tim sonte para publikut” shton Selmani.

Ndërsa për anën ‘muzikore’ të ekspozitës, është marrë artisti Liburn Jupolli.tingujt e komponuar nga Jupolli do të jenë pjesë e instalacionit para hyrjes në sallën ku ndodhen figurat e Selmanit. Artisti Liburn Jupolli, për gazetën “Zëri” ka thënë se piano, kitara e elektronika janë mundësi për të kuptuar edhe bashkangjitur idesë së ekspozitës. “Pasi të bëhet hapja, ne do t’i regjistrojmë tingujt të cilët do të lëshohen vazhdimisht deri në përmbyllje të ekspozitës, ngase mendojmë se kjo është një mundësi edhe më e mirë për dashamirët e artit” ka thënë Jupolli.

Puna artistike e Driton Selmanit është vlerësuar si një iniciativë e vazhdueshme eksperimentale dhe ka një lidhje të ngushtë me identitetin e tij kulturor. Përkatësia kulturore, dualizmi dhe migracioni janë format e hulumtimit të tij artistik në të cilat ai është i fokusuar, si elemente të rëndësishme në përpjekjet e tij për të kombinuar ngjarjet e kaluara dhe të tanishme në procesin e tij krijues.

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit