Semimaturanti problematik i Prizrenit (VIDEO)

Nxënësit e shkollës “Mati Logoreci” në Prizren janë në hall nga një semimaturant derisa i njëjti ka rrahur edhe nxënësin Artin Brahaj.

Në momentin kur Artini që është në klasë të tetë refuzoi t’i jepte të holla, nxënësi që thotë se është një vit më i madh e sulmoi.

Për këtë babai i Artinit fajtor po e len drejtorinë e shkollës dhe objektin e pasigurt.

I kontaktuar nga Klan Kosova, drejtori i shkollës “Haxhi Kabashi” përmes telefonit e pranoi se sulmuesi A.K është agresiv me nxënësit tjerë dhe se nuk është hera e parë që ai krijon problem brenda shkollës.

Babai i sulmuesit, Nexhmedin Kryeziu, ka shfaqur keqardhje dhe tha se ka marrë masa ndaj të birit por e pranoi se vështirë mund të ndërrojë sjelljet e tij.

Ai i ka kërkuar falje publike familjes së djalit të sulmuar dhe tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur./klan kosova/

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit