6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Sëmuren pasagjerët në fluturim, në karantinë avioni Dubai-New York (FOTO)

Një avion që kryen fluturime për kompaninë “Emirates Airlines” është futur në karantinë në aeroportin JFK të Nju Jorkut pasi pasagjerët, sipas raportimeve rreth 100, ndiheshin të sëmurë.

Mediat amerikane raportojnë ngjarjen, teksa sqarojnë se fluturimi i nisur nga Dubai u ul në Nju Jork në orën 9:18 të mëngjesit të së mërkurës. Sipas disa mediave, pasagjerët janë sëmurur nga helmimi prej ushqimit të konsumuar në avion.

Pasagjerët që janë raportuar se ndihen keq janë kontrolluar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ndërsa dhjetëra të tjerë pas kontrolleve të duhura janë zbritur në tokë.

Helmimi nga ushqimi apo gripi? – Alarmi, sipas raporteve paraprake, do të jetë shkaktuar në fluturim, kur të paktën dy persona janë prekur nga ethet dhe dhjetëra të tjerë nisën të kolliteshin, ndërsa shoferi ka alarmuar autoritetet. Sipas CBS, që flet për helmim ushqimor, të paktën tre persona do të transportohen në spital.

Ndërkohë një zëdhënës i kryebashkiakut të New York, Bill de Blasio ka thënë se avioni bëri një ndalesë në Mekë para se të nisej për në Nju Jork, dhe kjo mund të ketë ekspozuar pasagjerët ndaj epidemisë së gripit.

Vetë kompania “Emirates Airlines” tha në një deklaratë se vetëm 10 pasagjerë në bordin e fluturimit EK203 nga Dubai në Nju Jork ndjehen keq. Linja ajrore gjithashtu specifikoi se “pas mbërritjes, si masë paraprake”, udhëtarët e sëmurë ishin ndihmuar nga autoritetet lokale shëndetësore

Më Shumë

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Lajmet e Fundit