11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Serie A kopjon Premier League

Serie A i ka miratuar ndryshimet e reja të cilat do të vlejnë për sezonin e ardhshëm. Data e fillimit të kampionatit është vendosur të jetë 20 gushti, pavarësisht ankesës të trajnerit, Ventura.

Poashtu është miratuar vendimi që të ketë ndeshje në ditët festive. Serie A do të luaj edhe në ditët festive të vitit.

Kështu ndeshje do të ketë me datën 23 dhjetor, për Krishtëlindje, ndërsa liga italiane do të luhet edhe me 30 dhjetor, një ditë para festës së Vitit të Ri.

Pushimi do të vlejë në fillim të vitit ndërsa pjesa e dytë e kampionatit do të nisë me 21 janar.

Kampionati i vetëm që nuk ndalte aktivitetin e tij për festat e fundvitit ishte vetëm Premier League, por tani kësaj nisme i shtohet edhe Serie A.

Më Shumë

La Liga, Mallorca dhe FFK urojnë Vedat Muriqin për ditëlindje

La Liga, RCD Mallorca dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë uruar ditëlindjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili sot feston 32-vjetorin. La...

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit