10.4 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Sevilla fiton trofeun e gjashtë të Ligës së Evropës

Finalja e Europa League ka dhuruar spektakël, me Sevilla-n që triumfon në fund 3-2 me Interin, duke koleksionuar titullin e gjashtë në po kaq finale të luajtura, duke e shtuar rekordin me një trofe më shumë.

Sevilla. (Photo by Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)

 

Zikaltrit kaluan të parët  në avantazh me një penallti të Lukaku-t në 5’. Ishte goli i 34-t i belgut në këtë sezon me Inter-in, duke barazuar rekordin e Fenomenit Ronaldo si lojtari me më shumë gola të shënuar në sezonin e parë me milanezët. Lukaku e fitoi vetë penalltinë dhe shënoi po vetë.

Por barazohet shumë shpejt rezultati. Spanjollët janë kundërpërgjigjur në minutën e 12-të. Autori ishte De Jong, i cili ka mposhtur Handanovic me një goditje të bukur fluturimthi me kokë. Më pas italianët pretenduan për një penallti të dytë, për protesta ndëshkohet me të verdhë trajneri Conte.

Italianët bënë shumë faulle. Në një goditje dënimi afër zonës, topi shkon te De Jong, që realizon super gol me kokë. Minuta e 33-të, Sevilla përmbys 2-1. Por pa kaluar as 2 minuta, është Inter që barazon. Brozoviz kroson në zonë dhe Godin nuk fal me kokë për 2-2. Kaq për pjesën e parë.

Në të dytën, Sevilla bën më shumë presion, por rastin më të mirë e ka Lukaku, që i vetëm përballë portierit, e përplas topin në trupin e “gardianit”. Për të ardhur në 74’, kur Diego Carlos me roveshatë gjuan, Lukaku e devijon dhe 3-2 për spanjollët.

Conte fut në fushë Eriksen, Moses dhe Sanchez, por Sevilla luan “pisët”, duke vonuar lojën me të gjitha mënyrat. Në fund zikaltrit kanë një rast për të shënuar, por nuk ia dalin. Sevilla menaxhon mirë minutat shtesë dhe triumfon 3-2.

Më Shumë

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69. Para një publiku të zjarrtë...

Shaqir Totaj falënderon Prizrenin për dashurinë dhe energjinë: Fitorja po vjen

Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili po synon edhe katër vjet në krye të komunës, u shpreh i bindur që do të...

Lajmet e Fundit