25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Shai i jep fitoren në frymën e fundit OKC-së, Nets dhe GSW ndalen nga Magic e Raptors

Shai Gilgeous-Alexander i dha fitoren Oklahoma City Thunder në posedimin e fundit dhe Golden State Warriors e Brooklyn Nets u mposhtën.

Trepikëshi i Gilgeous-Alexander i dha OKC-së një fitore 104-103 ndaj Los Angeles Clippers.

Warriors, duke luajtur ndeshjen e pestë në tetë ditë, ishin pa Stephen Curry dhe pësuan një humbje 119-100 nga Toronto Raptors.

Nets kishin mungesa të shumta për shkak të protokollit të NBA për COVID-19, dhe kjo rezultoi me një humbje ndaj Orlando Magic me rezultat 100-93.

Drejtuesit e Konferencës Lindore kishin 10 lojtarë në protokollin e shëndetit dhe sigurisë Covid-19

Kevin Durant do të pushohej kundër Magic, por ai gjithashtu duhej të iu nënshtrohej protokollit të shëndetit dhe sigurisë në NBA.

Orlando la një avantazh prej 17 pikësh, por përfundimisht fitoi për të ndaluar një seri prej shtatë humbjesh radhazi.

Warriors, të dytët në Konferencën Perëndimore, luajtën pa lojtarët e tyre kryesore, Stephen Curry, Draymond Green, Andrew Wiggins, Andre Iguodala dhe Otto Porter Jr teksa ishin dërguar në shtëpi nga trajneri Steve Kerr dhe Toronto Raptors e shfrytëzuan këtë për të fituar ndeshjen.

Fred VanVleet shënoi 27 pikë për Raptors, ndeshja e të cilëve kundër Chicago Bulls të enjten ishte shtyrë për arsye të koronavirusit.

Diku tjetër, Detroit Pistons pësuan humbjen e 14-të radhazi pasi u mundën 116-107 nga Houston Rockets, ndërsa Boston Celtics fituan 114-107 ndaj New York Knicks.

Washington Wizards ndaloi një seri prej katër humbjesh me një fitore 109-103 ndaj Utah Jazz dhe Cleveland Cavaliers fituan ndeshjen e tyre të gjashtë radhazi duke mposhtur Milwaukee Bucks 119-90 për të kaluar në vendin e tretë në konferencën lindore.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Homazhe në 25-vjetorin e rënies së martirëve në Korishë

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së martirëve të fshatit Korishë, deputeti Arbër Rexhaj, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën kurora...

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

Lajmet e Fundit