20.4 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Shapllen juritë e DokuFestit

DokuFest ka shpallur emrat e anëtarëve të jurive të sivjetme për gjashtë kategoritë garuese. Juritë e përbëra nga profesionistë dhe entuziastë filmi do të shikojnë dhe përzgjedhin filmat e tyre të preferuar në mesin e 107 filmave.

GARA E DOKUMENTARËVE NGA BALLKANI

Eric Hynes është gazetar me bazë në New York, kritik i filmit dhe programmer. Herë pas here ai shkruan një kolonë mbi artin jofiksion të quajtur “Make It Real” për Film Comment Magazine. Ai ka shkruar edhe për The New York Times, The Washington Post, Rolling Stone, Slate, The Intercept, Sight & Sound, The Village Voice si dhe për Reverse Shot, për të cilën shkruan qe një kohë të gjatë. Hynes s drejton serinë me video intervista “Talkies”.

Marek Septimus Wieser, i lindur në Poloni, ishte vetëm shtatë vjec kur me familjen e tij iku si refugjat në Suedi. Më 1995 ai u rikthye në Poloni për të studiuar Kinematografi në Shkollën Nacionale të Filmit/Polish National Film School në Lodz. Ai jeton në Stockholm ku edhe punon si Kinematograf, kryesisht me filma fiksion por edhe reklama e dokumentarë.

Maria Bonsanti që nga viti 2000 ka punuar në shumë festivale filmash, mes tyre edhe Locarno Film Festival. Që nga viti 2002 ajo është drejtoreshë artistike e Cinéma du Réel, festival ky që mbahet cdo vit në Paris, në Qendrën Pompidou. Ajo ka bashkëpunuar gjatë me Festival dei Pooli – International Documentary Film Festival of Florence, në të cilin ishte caktuar si bashkë-drejtoreshë më 2011.

GARA E DOKUMENTARËVE PËR AMBIENTIN

Defne Koryürek është aktiviste e ekologjisë, ish kuzhiniere dhe pronare restorantesh. Një shkrimtare dhe pedagoge e arrirë, ajo shkruan dhe udhëheq një program javor në TV. Përvec që është këshilltare për Slow Food International Councillor për Turqinë ajo gjithashtu drejton një nga grupet më të mëdha në vend që përkujdeset për ruajtjen e faunës.

Diego Mas Trelles është regjisor dhe producent filmash. Ai ka bërë dokumentarë për ARTE, TVE, MDR, Canal+, MDR dhe ZDF. Punon kryesisht me reklama, video muzikore dhe programe televizive. Trelles ka qenë president i DOCUS MADRID, një shoqatë që promovon filmin dokumentar. Ai ka punuar me shumë festivale filmash dhe momentalisht është programer në DocumentaMadrid.

Martin Horyna kishte filluar studimet universitare në fushën e fizikës teorike. Sidoqoftë, jeta nganjëherë sjell të papritura dhe një vendim spontan i kishte ndryshuar fokusin që e orientoi më pas tek studimet mbi filmin. Që nga 2011, ai ka qenë anëtar në Departamentin e Programit në Karlovy Vary IFF që mbahet në korrik të cdo viti në Republikën Ceke. Tani ai bën përzgjedhjen e filmave dokumentarë në KVIFF.

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIU

James Longley është regjisor dhe fotograf, i njohur më së shumti me filmin e tij GAZA STRIP, i xhiruar gjatë kryengritjes së dytë në Palestinë, dhe filmat e tij dokumentarë IRAQ IN FRAGMENTS dhe SARI’S MOTHER. Dokumentarët, të nominuar në Akademi dhe fitues të shumë festivaleve dokumentarë, tregojnë jetën e qytetarëve irakianë gjatë kohës së luftës dhe okupimit. James tani po punon për një film të ri, ANGELS ARE MADE OF LIGHT, një film që ndjek jetën e studentëve dhe mësuesve përgjatë tre vjetëve në një shkollë në Kabul, Afganistan. James është anëtar i Academy of Motion Picture Arts and Sciences në MacArthur Foundation Fellow.

Tüe Sten Muller, danez i lindur më 1947, ka punuar me dokumentarë dhe filma të shkurtër për më shumë se 20 vite në Danish Film Board. Ai është bashkë-themelues i Balticum Film dhe TVFestival, Filmkontakt Nord dhe Documentary për Bashkimin Evropian. Nga 1996 deri më 2005 ka qenë drejtor i European Documentary Network. Ai ka mbajtur kurse dhe seminare mbi filmat dokumentarë në më shumë se 30 shtete. Nga 2006 bën punën e këshilltarit dhe mësuesit të pavarur duke organizuar workshope.

Mustafa Kerem Yuksel është koordinator programesh në World Cinema Program Coordinator për Ankara IFF. Më parë ai ka punuar në nivele të ndryshme në FF, përfshirë Adana Golden Boll IFF, Flying Broom Int’I Women’s FF, Pink Life QueerFest LGBTT FF, Refugee Film Days, Sinemardin Mardin FF.

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË

Carlos Ramos, i diplomuar në Ingjinieri Kompjuterike vjen nga Lisbona, Portugalia. Ai është drejtor i IndieLisboa Film Festival dhe programmer për filma të shkurtër dhe muzikë për dokumentarë që nga 2006. Ramos poashtu është drejtor i PLUNC, një festival i ri digjital për media dhe art që mbahet në Almada dhe Lisbonë.

Jetmir Idrizi është fotograf i pavarur, i lindur në Prishtinë, Kosovë. Ai ka studiuar gazetari në Prishtinë dhe ka punuar si fotograf gazetar për 7 vite në një gazetë ditore në Kosovë. Më 2012 ai ka fituar cmimin “Gjon Mili” për fotografinë më të mirë ndërkombëtare, të organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës. Më 2015, Jetmir Idrizi është vendosur në Brazil për të punuar me projektin e tij të parë afatgjatë me teme mbi Gjininë dhe Identitetin. Me 2016, me punën e tij në Brazil ka fituar Sony World Photography Awards, cmimi i pare ne Campaign Category.

Luke Moody është kryetar i filmit në BRITDOC. Ai menagjon fondet për filma përfshirë Bertha BRITDOC Jounalism Fund, Bertha BRITDOC Connect Fund, Pulse BRITDOC Genesis Fund dhe BRITDOC Circle Fund. Puna e tij ka vazhduar edhe me shumë projekte të tjera të ngjashme.

Nick Pinkerton është kritik i filmit dhe programmer nga Ohio, por me bazë në New York. Shkrimet e tij mbi filmin dhe artet vizuele janë publikuar në Artforum, Frieze magazine, Film Comment, Sight & Sound, The Village Voice dhe të tjera vende.

Rachael Rakes është programere për Film Society të Lincoln Center dhe bashkë-themeluese e Art of the Real Festival, redaktore e sektorit të filmit në Brooklyn Rail, dhe redaktore në Large for Verso Books. Ajo ka shkruar ese dhe kritikë për Art Agenda, Artforum, Hyperallergic dhe Bomb dhe se fundi, bashkë me Leo Goldsmith po shkruan një libër mbi regjisorin Peter Watkins. Tani po mban një kurs në Shkollën Verore në Harvard mbi Estetikën e Dokumentarëve në Artin Bashkëkohor.

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR

Anri Sala është artist bashkëkohor, me bazë në Berlin i cili u shqua për punën e tij me video dhe instalacione, të cilat i pati nga përvoja personale në reflektimin e tij mbi ndryshimet sociale dhe politike që po ndodhnin në vendlindjen e tij, Shqipëri. Së fundi, Sala i ka kushtuar shumë rëndësi zërit, vecmas marrëdhënies së zërit me imazhin, gjë qe kuptohet lehtë kur kihet parasysh interesimi e Salës për muzikën. Ai ishte zgjedhur që ta prezantojë Francën në International Art Exhibition Venice Biennale më 2013.

Barbara Orlicz-Szczyputa është njëra nga programeret të Krakow Film Festival. Më 2005 ajo themeloi Film Promotion Agency në kuadër të Krakow Film Foundation, që promovon dokumentarët, filmat e animuar dhe filmat e shkurtër polakë jashtë vendit. Më 2006 është zgjedhur zëvendës presidente e Krakow Film Foundation.

Christopher Tidman është zëvendës president i Shorts International dhe Shorts TV. Shorts International është kompani ndërkombëtare mediale me qendër në Britaninë e Madhe, e cila i dedikohet filmave të shkurtër, ndërsa Shorts TV operon më kanalet e filmave të shkurtër në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

GARA KOMBËTARE

Blerta Basholli është regjisore nga Kosova. Ajo ka shkruar dhe bërë shumë filma të shkurtër dhe dokumentarë. Filmi i saj i shkurtër “Gjakova726” ishte pjesë e Rotterdam Film Festival, Busho Film Festival, Dokufest e vende të tjera. Filma të tjerë të shkurtër përfshijnë “Lena & Me”, “The three of us”, “Third Endtrance” dhe dokumentarin “Mirror, mirror..”. Basholli tani po punon në filmin e saj të parë.

Christoffer Olofsson tash e 15 vite është Drejtori i Progamit për Uppsala International Short Film Festival në Suedi. Olofsson ka studiuar film dhe më pas histori të artit dhe estetikë, kurse tani punon si kurator dhe kritik i pavarur.

Eriola Pira është kuratore, shkrimtare dhe drejtoreshë e Young Visual Artists Awards Program në New York. Puna e saj si redaktore dhe shkrimet e saj janë publikuar në Guernica Magazine, Bomb Magazine, Huffington Post dhe Kosovo 2.0. Pira ka kryer master në Teori të Kulturës Vizuele në Universitetin e New York-ut dhe tani menagjon programet e NARS Foundation. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Punimet rrugore në Rahovec zhvendosen gjatë natës për shkak të temperaturave të larta

Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë gjatë ditës, Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që punimet infrastrukturore në rrugë të zhvillohen...

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Lajmet e Fundit