10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Shaqir Totaj flet pas daljes si i pari në Prizren!

Pak kush e njihte në Prishtinë emrin e Shaqir Totaj kur u zyrtarizua edhe publikisht në Prizren disa ditë para fillimit të fushatës zyrtare.Totaj, pa ndonjë të kaluar politike iu bashkua PDK-së nga pozita e Shefit të ATK-së në Prizren ku punoi mbi 17 vite dhe u specializua për ekonomi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por duket që emri i Shaqir Totaj nuk ishte i panjohur për qytetarët e Komunës së Prizrenit të cilët me 22 tetor e votuan si të parin me rreth 20 mijë vota duke lënë mbrapa Haskukën e VV-së me rreth 14 mijë vota dhe Baxhakun e LDK-së me 12 mijë vota.

Totaj thotë se pret të fitojë sërish pasi përkrahja për do të vazhdojë të rritet.

“Falendëroj shumë qytetarët e Komunës së Prizrenit për mbështetjen e madhe ndaj projektit tim. Falendëroj strukturat e PDK-së për angazhimin maksimal. Unë pres mbështetje edhe më të madhe qytetare dhe politike nga subjektet sepse jam i hapur për bashkëpunim me të gjithë në dobi të interesit të qytetarëve” ka thënë Totaj.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit