7.6 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Shaqir Totaj hedh spica

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka hedhur spica kundër kundërshtarëve të brendshëm partiakë  të tij.

Ai në një postim në Facebook nuk ka përmendur emra të përveçëm se kujt ia ka kushtuar këtë status, mirëpo lë të nënkuptojë se i është drejtuar kuvendarit të partisë, Kastriot Krasniqit, i cili dje tha se “Totajn nuk po e dëgjon e nuk po ia merr fjalët seriozisht askush”.

“Është rregull e (pa)shkruar që secili individ pavarësisht se ku jeton dhe me çka merret, përmes mënyrës se si komunikon dhe si sillet e (de)legjitimon vetveten”, shkruan Totaj.

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Kastriot Krasniqi tha dje se kryetari i degës, Shaqir Totaj e ka humbur ndikimin e tij.

Sipas tij, Totajn nuk po e dëgjon e nuk po ia merr fjalët seriozisht askush.

Ai shton se votat për Mytaher Haskukën, kryetarin e tanishëm të Prizrenit u bënë edhe me ndihmën e PDK-së.

“Kështu nuk hyhet në garën për kryetar Komune kur nuk të pyet kush. PDK duhet të reflektojë sa nuk është bërë vonë”, ka shkruar ndër të tjera ai”, tha Krasniqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike

Familja e Zafir Berishës ka njoftuar se ai ka kaluar me sukses dy ndërhyrje kirurgjike dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit