13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Shaqir Totaj tregon nëse do ta zë vendin e Besim Beqaj

Emri i ish-kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj u përmend nga mediat si potencial për të zëvendësuar ministrin Besim Beqaj i cili sot pas vendimit të kreut të PDK’së, Kadri Veselit pritet të lirohet nga pozita. Në një prononcim për Gazetën Express Totaj po thotë se është i gatshëm ta pranojë këë pozitë nëse i kërkohet nga kreu i partisë.

Kadri Veseli vendosi që të shkarkojë nga të gjitha pozitat të gjithë ata anëtarë të PDK’së që kanë aktakuza. Njëri nga ta është edhe ministri i Inovacionit Besim Beqaj.

Megjithëse, Beqaj deri më tani edhe pse i kontaktuar nga Gazeta Express ka qenë i paçasshëm, për ta zavendësuar atë po përmendet emri i ish’kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Në një prononcim për Express, Totaj ka thënë se ka dëgjuar për vendimin e Veselit nga mediat.

“Unë kam marrë vesh nga mediat se kryetari Veseli do t’i shkarkojë nga pozita të gjithë ata që kanë aktakzua”, deklaroi ai, duke mos pranuar apo mohuar se është diskutuar për një ofertë të tillë.

“Jam i gatshëm që të pranoj këtë nëse më kërkohet nga kreu i partisë”, deklaroi Totaj shkurtimisht./GazetaExpress

Më Shumë

Restaurohet shtëpia tradicionale e shek. XVIII e Adem Aga Gjonit në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se njëra prej shtëpive më të bukura në Prizren po i kthehet shkëlqimi. Bëhet fjalë...

Latifi mban mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive. Ai me drejtorët ka biseduar për ecurinë e punëve,...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit