Policia në Prizren shqipton 33 tiketa trafiku

Policia Rajonale në Prizren ka shqiptuar 33 tiketa trafiku pas fillimit të zbatimit të planit operativ për lirim e trotuareve, kontrollimin e motoçikletave dhe përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

Në njoftimin e policisë tregohet se ky aktivitet i policisë po bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve të Prizrenit.

“Ky aktivitet i policisë përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve në Prizren, sidomos në rrugën unazore të qytetit.

Andaj, drejtoria rajonale në këtë aktivitet ka angazhuar njësi të specializuara të njësisë së komunikacionit rrugor dhe njësi tjera policore’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë

Tutje ata kanë njoftuar se ky aktivitet do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Më Shumë

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Lajmet e Fundit