2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

ShBA-ja: Të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese

SHBAWashingtoni dhe Brukseli bëjnë thirrje për tejkalimin e bllokadës institucionale, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i kanë thënë gazetës se presin nga të gjithë liderët e Kosovës “që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të pavarur, dhe se ky vendim (v.j. aktgjykimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit) e përforcon përkushtimin e Kosovës për zgjidhjen e çështjeve ligjore në mënyrë transparente dhe demokratike”.

Megjithëse nuk kanë pranuar të komentojnë nëse Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt një krize institucionale edhe pas vendimit të Kushtetueses, zyrtarë amerikanë kanë thënë se me rëndësi është që të respektohen vendimet e saj.

Njëjtë janë shprehur edhe nga Zyra e BE-së, të cilët insistojnë se nuk do të ndërhyjnë në proces.

Më Shumë

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Lajmet e Fundit