9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

ShBA paralajmërim rreth vaksinave ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’ për inflamacion të rrallë në zemër

Rregullatori për Ilaçe në Shtetet e Bashkuara, ka shtuar një paralajmërim në vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, për inflamacion të lehtë në zemër, për ata që marrin këto doza.

Paralajmërimi këshillon mjekët, që janë duke dhënë vaksina, se ka pasur raportime për reaksione, të cilat sugjerojnë për rritje të rrezikut për inflamacion të muskulit apo qeskës së zemrës, dhe se këto simptoma janë vërejtur më shumë te burrat e rinj.

Deri më 11 qershor, më shumë se 1,200 raste janë raportuar me reaksione të tilla në Shtetet e Bashkuara, nga mbi 300 milionë doza të vaksinave që janë dhënë ka thënë Administrata për Ushqim dhe Ilaçe.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë identifikuar 309 hospitalizime nga ky lloj inflamacioni te personat nën moshën 30-vjeçare, raporton Rel.

Më shumë se 95 për qind e tyre veç janë lëshuar nga spitali.

Rregullatorët për shëndetësi në disa shtete janë duke hetuar po ashtu këtë inflamacion të lidhur me zemrën.

Ekspertë për sëmundje infektive janë duke analizuar mundësitë për dhënie të një doze shtesë të vaksinës për amerikanët që kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson’s (J&J), për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të koronavirusit.

Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson’s merret vetëm me një dozë.

Ekspertët janë duke analizuar nëse dozat e vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Moderna, të cilat kanë qenë 95 për qind efektive kundër koronavirusit, duhet të jepen.

Ende ka pak të dhëna nëse kombinimi i dozave të vaksinave është proces i sigurt dhe efektiv, ndonëse Kandaja dhe disa shtete evropiane tashmë janë duke u mundësuar njerëzve që të marrin dy doza të ndryshme të vaksinave kundër Covid-19, sëmundjes që shkakton ky virus.

Më Shumë

Federata e Peshkatarëve konfiskon varkë dhe rrjeta në Krushë të Madhe

Federata e Peshkatarëve ka realizuar dje një aksion kontrolli në Krushë të Madhe, i cili ka zgjatur nga ora 13:00 deri në mesnatë. Gjatë këtij...

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Lajmet e Fundit