Ky është punonjësi i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Dogana e Kosovës ka reaguar me pikëllim të thellë pas ndarjes nga jeta të punonjësit të saj, Enis Thaqi, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.

Në njoftim, Dogana e Kosovës thekson se gjatë gjithë karrierës së tij, Thaqi u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në detyrë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek kolegët dhe bashkëpunëtorët.

“Mungesa e tij do të ndihet thellë, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat dhe në kujtesën tonë”, citohet në njoftim, drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kolegët e të ndjerit.

Sipas Policisë së Kosovës, Thaqi, rreth 52 vjeç, u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën “Alush Kryeziu”. Dogana e Kosovës ka theksuar se humbja e tij përbën një mungesë të madhe për institucionin dhe komunitetin profesional.

Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa institucionet kanë nisur procedurat e nevojshme ligjore./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit