13.6 C
Prizren
E hënë, 24 Mars, 2025

ShBA: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se pretendimet e Serbisë se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës, janë të rreme.

Në një postim në Twitter, Komiteti për Punët të Jashtme ka thënë se “pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”.

“Pretendimet mashtruese të Serbisë se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës janë të rreme dhe po shkaktojnë zemërim në mbarë botën. Serbia duhet të ndalë këtë dhe të kthehet në normalizimin e raporteve me fqinjin e saj. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”, thuhet në postimin në Twitter.

Ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Por, ky lajm u demantua nga Ministria për Punët të Jashtme e Kosovës dhe nga vetë shteti i Liberisë.

Edhe më herët, Beogradi zyrtar ka plasuar lajme se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen, siç ishte rasti i Guinea Bisaut dhe shtetit të Ganës. Por, në të dyja rastet Prishtina zyrtare i ka demantuar këto lajme.

Kosova ka akredituar ambasadorin e vet në Guinea Bisau, ndërkaq shteti i Ganës ka akredituar ambasadorin e saj në Prishtinë.

Më Shumë

Iftar i veçantë në Dragash – Kryetari Xheladini bashkon komunitetin fetar të Gorës

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, organizoi një iftar të veçantë për Këshillin e Bashkësisë...

Prizren: I gjendet arma dhe para të gatshme, arrestohet

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me...

Derbi në kryeqytet

Lajmet e Fundit