Karriera e madhe e Fitim Krushës me fund të hidhur

Si fëmijë Fitim Krusha ishte i saktë në gjuajtjet e tij me këmbë dhe dorë. Kishte dy zgjedhje para vetes – të merret me futboll ose basketboll, meqë ishte i angazhuar në të dyja sportet. Por, zgjodhi të parën – futbollin.

36-vjeçari nga Prizreni nuk është pishman për vendimin që mori, shkruan Koha Ditore.

E nisi karrierën si 13-vjeçar dhe e mbylli si 32-vjeçar. Dhe nga futbolli nuk kishte si të ikte. Krusha ndjeu atmosferën e kësaj loje që në fëmijëri, kur babai e merrte me vete gjatë përgatitjeve me klubin Liria. Babin e kishte po ashtu futbollist.

“Futbolli në ish-Jugosllavi ka qenë një hap para basketbollit. Unë jam rritur duke i shikuar ndeshjet e Lirisë. Si 5-vjeçar kam qenë në përgatitjet e Lirisë në Dojran. Më ka marrë me vete babai dhe qysh atëherë kam ndierë atmosferën e lojës së futbollit”, tregon njëri prej ish-lojtarëve më me zë në futbollin kosovar…

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit