14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Amerikanët e Prizrenit

Sam Green nga San Francisco dhe Micheal Grienauer nga Los Angeles nuk e kanë njohur njëri-tjetrin para ardhjes së tyre në Kosovë. Ka një vit që po e ndërtojnë miqësinë mes tyre, ani pse ndodhen larg vendlindjes.

Mirëpo paraprakisht kanë arritur që të krijojnë raporte të veçanta me komunitetin në Prizren. Në cilësinë e vullnetarëve të Korpusit të Paqes, duke shërbyer në projekte të zhvillimit të komunitetit dhe të edukimit, tashmë dy amerikanët e rinj kanë arritur që të integrohen në shoqërinë prizrenase, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje Green është bërë edhe kumbara i vajzës së familjes pritëse, me ç’rast ka përjetësuar lidhjen e tij me komunitetin e qytetit të vjetër, në të cilin ka shërbyer për dy vjet. Për dallim prej tij, Grienauer ka një vit që punon në Prizren si arsimtar i gjuhës angleze, gjë që i ka ndihmuar të krijojë miq në mesin e komunitetit shkollor.

Krahas raporteve të mira në mjedisin e punës, që të dy vullnetarët amerikanë kanë arritur që të zgjerojnë tutje rrethet e miqësisë në komunitetin lokal, gjë që, sipas tyre, është një përvojë frymëzuese.

Dy amerikanë në Prizren

Arsyet i kanë të ngjashme sa i përket motivimit për t’iu bashkuar Korpusit të Paqes. Sam Green tregon se synon që të bëjë karrierë në shërbimin publik amerikan, ndërkohë që ka pasion udhëtimin e njohjen e kulturave të reja.

“Pas studimeve bazë në marrëdhëniet ndërkombëtare kam vendosur që t’i bashkohem Korpusit të Paqes, ku Kosova ka qenë zgjedhja ime e parë, për faktin se gjatë studimeve i kemi trajtuar marrëdhëniet në ish-Jugosllavi, prandaj dhe ka pasur informata për ndodhitë këtu”, ka thënë Green…

Më Shumë

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Lajmet e Fundit