14.3 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

SHBA vret ‘udhëheqësin e lartë’ të grupit të lidhur me Al-Qaedën në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka informuar se zhvilloi një operacion në provincën Idlib të Sirisë, që kishte për synim një udhëheqës të lartë të një grupi të lidhur me Al-Qaedën.

Sulmi kishte në shënjestër Abu Hamzah al Jemeni, një “udhëheqës i lartë” i Hurras al-Din, ndërsa ai po udhëtonte i vetëm me një motoçikletë.

Kështu u tha nga Komanda Qendrore e SHBA-ve në një deklaratë. Sipas tyre operacioni nuk shkaktoi viktima civile.

“Largimi i këtij udhëheqësi të lartë do të prishë aftësinë e Al-Qaedës për të kryer sulme kundër qytetarëve amerikanë, partnerëve tanë dhe civilëve të pafajshëm në mbarë botën”, shtohet në deklaratë.

Mbrojtja Civile Siriane, një organizatë humanitare, tha në një postim në Twitter se një burrë u vra pak para mesnatës pasi motoçikleta e tij u godit me dy raketa, duke shtuar se e ka transferuar trupin në departamentin e mjekësisë ligjore në qytetin Idlib.

Sulmi erdhi 10 ditë pasi një bastisje e rrallë tokësore nga forcat amerikane në Sirinë veriperëndimore kapi një udhëheqës të lartë të ISIS.

Më Shumë

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Drejtori i Spitalit të Prizrenit viziton Repartin e Hemodializës në Ditën Ndërkombëtare të Veshkës

Në kuadër të shënimit të Dita Ndërkombëtare e Veshkës, drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka zhvilluar një vizitë...

Lajmet e Fundit