4.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Shclumberger: Bojkoti shmanget duke njohur specifikat e veriut

ShclumbergerPër të shmangur bojkotin dhe për të siguruar pjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhjet e 8 qershorit, ambasadori i OSBE-së, Jean-Claude Schlumberger, ka thënë se pret që deri në ditën e zgjedhjeve në kuadër të ligjit të zgjidhen të gjitha çështjet.

Ai ka theksuar rëndësinë e angazhimit konstruktiv dhe njohjes së rrethanave specifike historike në veri të Kosovës.

Në një intervistë për “Kohën Ditore” Schlumberger ka deklaruar se rreth 150 anëtarë nga stafi i OSBE-së do të jenë prezentë në çdo qendër votimi në veri, në ditën e zgjedhjeve.

Sa i përket aspektit të sigurisë, Schlumberger ka potencuar se planifikimi operacional tanimë është diskutuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Policinë e Kosovës, si reagues primarë të sigurisë, si dhe me EULEX-in e KFOR-in, si reagues të dytë, respektivisht të tretë, transmeton koha.net.

Shumë sy do të drejtohen në Kosovë në “Ditën Z”, kështu që qytetarët dhe subjektet politike duhet të japin kontribut për një përfundim të suksesshëm, ka thënë ambasadori i OSBE-së.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

Bashkimi shkon në finalen e Ligës Unike për femra

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës Unike për femra, pasi në gjysmëfinale mposhti Flamurtarin me rezultat bindës 81:63, raporton PrizrenPress. Përballja u zhvillua...

Lajmet e Fundit