Shefja e asamblistëve të PDK-së në Malishevë poston foto me Limajn e Kilajn, partia e shkarkon nga të gjitha funksionet

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Malishevë, ka vazhduar luftën me Nismën Socialdemokrate në këtë qytet. Kësaj radhe, PDK’ja ka shkarkuar Mirlinda Gashin nga pozita e shefes së grupit të asamblistëve të kësaj partie. Kjo, nën pretendimin se, përveç tjerash, publikoi foto me Fatmir Limaj dhe Isni Kilajn.

“PDK nuk është parti ku realizohen apetite e interesa personale, PDK është parti që angazhohet për interesat e përgjithshme. Misionin do ta vazhdojmë bashkë me të gjithë ata që kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë në vlerat e PDK-së dhe në rikthimin e madh me kryeministër, Bedri Hamza”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ata ranguan një listë arsyesh pse kanë shkarkuar Gashin nga kjo pozitë. Sipas tyre, Mirlinda Gashi “kohëve të fundit disa herë kishte pasur takime të fshehta” me zyrtarë të Nismës Socialdemokrate.

“Publikimi i fundit i fotos, ku prezente ishte edhe Mirlinda Gashi, bashkë me ata që u munduan e po mundohen çdo ditë ta dëmtojnë PDK-në, Fatmir Limaj e Isni Kilaj… Mirlinda Gashi në vazhdimësi ka bojkotuar takimet dhe aktivitetet e kryesisë së degës, duke treguar dilema të qëndrimit të saj në PDK”.

“Pa marrë parasysh përpjekjeve të vazhdueshme për ta goditur e dobësuar, ne do të vazhdojmë tutje më të fortë se kurrë në përmbushje të misionit tonë politik, bazuar në vlera të shëndosha profesionale e morale, për rikthimin e madh të PDK-së, me kryeministër Bedri Hamza”, thuhet ndër të tjera në reagim.

 

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit