10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Sheshel: Serbia nuk do t’i nisë negociatat me BE-në pa anëtarësimin e Kosovës në OKB

I akuzuari për krime lufte në vendet e ish-Jugosllavisë, Vojsllav Sheshel, ka thënë të enjten se bisedimet për integrimin e Serbisë në Bashkim Europian (BE), nuk do të fillojnë, përderisa nuk jepet pëlqimi nga ana serbe për pranimin e Kosovës në OKB.

Në një konferencë për media, kryetari i Partisë Radikale të Serbisë, i ka bërë thirrje qeverisjes në Beograd për ta sqaruar nëse një veprim i tillë “është patriotik dhe evropian”, ndërsa ka bërë thirrje për zgjedhjeve në të gjitha nivelet.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje opinionin publik “që të protestojnë kundër BE-së” dhe “t’i hedhin kërkesat nga faktori ndërkombëtar”, për të ruajtur, siç ka thënë, territorin e Serbisë.

Sheshel ka përsëritur, siç ka thënë “njëherë e përgjithmonë”, se nuk do të kthehet me dëshirë në Tribunalin e Hagës

Më Shumë

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Lajmet e Fundit