Shitësit e marketit në Prizren rrihen me nxënës e arsimtarë nga Vushtrria

Sot rreth ores 15:30 policia ka pranuar një informacion për një përleshje në përiferi të qytetit të Prizrenit. Në këtë përleshje janë përfshirë nxënës e arsimtarë nga Vushtrria dhe pronarët e një marketi. Ndihmën mjekësore e kanë kërkuar 5 qytetarë.

Rastin e ka konfirmuar Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit për Gazetën Express.

“Rasti ka ndodhur në periferi të qytetit të Prizrenit, konkretisht në fshatin Landovicë rreth orës 15:30” ka konfirmuar Gashi për Gazetën Express.

“Në përleshje janë përfshirë nxënës, arsimtarë dhe pronarët e marketit Laja në Landovicë. Gjithçka ka filluar kur një nxënës ende pa paguar produktin e kishte hapur atë, me çrast kanë reaguar pronarët e marketit dhe në ndihmë të nxënësit kanë dalë arsimtarët përgjegjës. Pas përleshjes 5 nga këta persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas raportimit të mjekut, lëndimet janë të lehta. Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorin e shtetit i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet, rasti do të shkon me procedurë të rregullt.” ka thënë Gashi.

Të lënduarit ende janë duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit./Gazeta Express/

Më Shumë

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit