17.5 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Shkarkohet Lulëzim Kabashi

Lulëzim Kabashi është shkarkuar nga posti i kryetarit të Degës së AAK-së në Prizren. Shkarkimi është bërë nga lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka kërkuar nga Kabashi që, të lirojë këtë post, për shkak afërsisë së tepërt që ka treguar deri më tash me PDK-në.

“Haradinaj nuk ka mundur më t’i besojë Kabashit se nuk ka asgjë të përbashkët me PDK-në, prandaj edhe ka vendosur që ta shkarkojë”, tregon për “PrizrenPress”, një burim brenda AAK-së.

Sipas të njëjtit burim, Haradinaj e ka telefonuar nga Franca, Kabashin për t’ia kumtuar lajmin e shkarkimit.

“Ka qenë një telefonat e nxehtë mes Haradinajt dhe Kabashit”.

Lulëzim Kabashi, pas shkrirjes së LDD-së, ishte bërë pjesë e AAK-së në Prizren. Ai, në mënyrë jodemokratike nga vet Haradinaj, ishte emëruar kryetar i Degës së AAK-së në Prizren.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, edhe pse pat shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Prizrenit, Kabashi ishte zënë në “flagrancë”, gjatë fushatës zgjedhor, duke bërë marrëveshje të fshehur me ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, për postin e nënkryetarit të Komunës.

Ai, kishte mohuar, një marrëveshje të tillë. Ndërkaq, pas humbjes, ishte i pari që përfundojë në krahun e kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja, duke e mbështetur atë në balotazh.

Pas fitores së Mujës në balotazh me kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun, Kabashi konkretizon marrëveshjen e arritur gjatë fushatës me Hashim Thaçin, duke u bërë nënkryetar i Komunës së Prizrenit.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, për shkak frikës së përsëritjes së këtij veprimi në zgjedhjet lokale të këtij viti,ka vendosur ta shkarkojë nga kryetari i Degës dhe të mos e lejojë të kandidojë për kryetar të Prizrenit.

“Shumë shpejt do të zgjedhet një kryetar i ri i Degës së AAK-së, i cili njëkohësisht do të jetë edhe kandidat për kryetar të Prizrenit”./Aprilililiiii

Më Shumë

Mallra të padeklaruara kapen në Vërmicë – Dogana ndalon automjet me suplemente ushqimore

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë deklarimit, drejtuesi i...

Artan Abrashi: Mbështetja në Kurillë tregon se qytetarët duan ndryshim në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar lagjen Kurillë, ku ka përjetuar mbështetje të madhe nga banorët.   “Mbështetja e madhe që mora nga...

Lajmet e Fundit