9.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Shkarkohet rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Tetaj

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj është shkarkuar sot nga detyra e tij.

Përmes një njoftimi në faqen e Universitetit, është bërë e ditur se Këshilli Drejtues e ka shkarkuar rektorin Temaj përmes votimit të fshehtë.

Sipas njoftimit, Temaj është shkarkuar me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim.

“Në mbledhjen e mbajtur më 06.07.2021, Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”, thuhet në njoftim.

Temaj ishte emëruar në pozitën e rektorit në mbledhjen e mbajtur më 14.05.2019 me votim unanim të anëtarëve prezentë (gjashtë vota) të Këshillit Drejtues.

Më Shumë

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ofrohen për shitje banesa moderne në një zonë te re dhe shumë e përshtatshme për banim, me standard të lartë ndërtimi dhe kushte shumë...

Të kërkuar për tentim-vrasje e vjedhje të rëndë, dy persona ekstradohen nga Italia në Kosovë

Dy persona të kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pas...

Lajmet e Fundit