Chiellini do të mbetet pjesë e Juventusit

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini, pritet ta vazhdojë kontratën me Juventusin, por thuhet se kishte vendosur të largohej para se Max Allegri të kthehej në “Allianz Stadium”.

36-vjeçari do të luajë sonte prej orës 21:00 për Italinë në mbrojtje ndaj Spanjës në gjysmëfinale të “Euro 2020” në Ëembley.

Ai ka luajtur 111 ndeshje për “Azzurrët”.

Kontrata e Chiellinit me “Zonjën e Vjetër” ka skaduar më 30 qershor dhe ende nuk e ka vazhduar marrëveshjen e re.

“La Repubblica” raporton se ai do të mbetet te Juventusi dhe do të ribashkohet me trajnerin Allegri, i cili kishte punuar në këtë skuadër vite më parë. Gazeta italiane zbulon se Chiellini kishte vendosur të transferohej në MLS të SHBA, por ndërroi mendje me kthimin e Allegrit.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit