7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Shkatërrohet një nga tanket më të fuqishme ruse – ajo kushton rreth 4.7 milionë euro

Ushtria ukrainase publikoi pamjet e dronit që tregojnë momentin e shkatërrimit të një prej tankeve më të avancuara operacionale ruse me vlerë prej 4.7 milionë eurove.

Tanku mbrohet nga një sistem i automatizuar mbrojtës që lëshon bomba tymi kur drejt tij drejtohet një rreze laseri e një rakete.

Ushtria ukrainase njoftoi se sulmet ndodhën në rajonin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës.

Oficerët e inteligjencës fillimisht identifikuan pajisjet ushtarake ruse dhe më pas u koordinuan me njësitë tokësore për të kryer një seri sulmesh, duke shkatërruar dy tanke dhe dy transportues të blinduar të personelit.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme ndaj fabrikës së çelikut Azosvtal në Mariupol, pavarësisht se kishte premtuar korridore humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet

Pas rinumërimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, është i vetmi që e ka humbur mandatin e deputetit. Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë...

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Lajmet e Fundit