Fillon festa e Karabashit në Prizren

Në qytetin e Prizrenit ka filluar shënimi i Shën Gjergjit, që ndryshe qytetarët e Prizrenit i thonë “Karabash” (Kryezi) pranë tyrbes së Karabashit.

Kjo festë bëhet për të shënuar përfundimin e dimrit dhe fillimin e verës.

Festa fillon më 5 maj, dhe vazhdon deri më 15 maj.

Festimet karakterizohen me lojëra të shumta, me fluks të madh të njerëzve në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, apo ndonjë vendbanimi të lashtë.

Gjurmët e kësaj feste shkojnë larg në lashtësinë ilire, atëherë kur njerëzit besonin në shumë perëndi. /Klankosova.tv

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit